LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Deri në fund i qëndruam besnik LAA-së, por gjërat nuk lëviznin

Makolli: Deri në fund i qëndruam besnik LAA-së, por gjërat nuk lëviznin

Vesel Makolli nga Aleanca Kosova e Re ka thënë se kjo parti i ka qëndruar deri në fund besnik koalicionit LAA por ishin larguar pasi që kishin parë që gjërat nuk lëviznin nga vendi, njofton Klan Kosova.

“Ai ka insistuar këta tre, muaj ka luftuar që partitë t’i nxisë të dalin nga istikamët e tyre”, tha Makolli në Info Magazine të Klan Kosovës, duke iu referuar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.


Sipas Makollit kjo situatë politike nuk i konvenon askujt, e sidomos atyre, prandaj Pacolli, sipas tij, gjithmonë e ka pasur interesin e shtetit para atij partiak.

Ai tha se Pacolli po ashtu kishte tentuar që në çdo mënyrë që t’i nxisë LDK-në dhe VV-në që ta arrijnë një konsensus, dhe se sikur të ishte arritur ai konsensus Makolli tha se shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe.

Ndërkaq, takimin e sotëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës, Makolli e quajti nonsense , pasi tha se sikur t’ishin takuar më herët kishte për të qenë më ndryshe.

Makolli shtoi se ata kanë një ofertë nga Ramush Haradinaj, dhe tha se po manipulohet me terme, pasi që argumentoi se AAK do të bënte koalicion me të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinajn, dhe jo me Partinë Demokratike të Kosovës.

Sidoqoftë, ai tha se nuk e di se a do të arrihet kjo marrëveshje, dhe se ende nuk janë analizuar gjërat.

“Kur është interesi i shtetit të gjitha duhet lënë anash”, ritheksoi Makolli, duke shtuar se në një lloj forme këtë nuk e kanë bërë LDK dhe VV.

“Prishtina është relativisht e vogël, një takim është intepretuar në mënyra tjera, në çdo takim flasim edhe për politikë. Kanë pasur takime por nuk kanë qenë zyrtare”.

Makolli tha se AKR deri në fund i ka qëndruar besnik koalicionit LAA, por kishin parë që gjërat nuk lëviznin nga vendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori