LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi duket atraktive dhe shumë elegante në ceremoninë e përmbylljes së karrierës

Majlinda Kelmendi duket atraktive dhe shumë elegante në ceremoninë e përmbylljes së karrierës

Majlinda Kelmendi ka përfunduar sot (e hënë) zyrtarisht karrierën e saj si xhudiste.

Ajo ka qenë e pranishme në një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, derisa ka falënderuar trajnerin Driton Kuka e po ashtu edhe popullin shqiptar për mbështetje.


Krahas fjalimit emocional, ylli nga Peja mori vëmendje edhe me paraqitjen atraktive në një fustan të zi të prerë anash.

Majlinda Kelmendi (Foto: Screenshot)

Bukuroshja është shfaqur në formë të mahnitshme, teksa u komplimentua në masë të madhe për ‘look’-un.

Adelina Thaçi për Majlinda Kelmendin: Sot u mbulova në lot prej emocioneve që na ke dhuruar
Lexo po ashtu Adelina Thaçi për Majlinda Kelmendin: Sot u mbulova në lot prej emocioneve që na ke dhuruar

Duhet theksuar se në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Majlinda Kelmendi (Foto: Screenshot)

Përgjatë karrierës së saj të artë, ajo gjithashtu është shpallur kampione evropiane dhe botërore.

Ajo tani do të jetë trajnere përkrah Kukës. /Telegrafi/

Majlinda Kelmendi (Foto: Screenshot)