LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Bregu anulon në momentin e fundit konferencën për shtyp

Majlinda Bregu anulon në momentin e fundit konferencën për shtyp

Zyra e Shtypit pranë Kuvendit njoftoi se deputetja Majlinda Bregu do të kishte një komunikim për mediat sot rreth orës 13;00.

Por ndërsa gazetarët e prisnin në sallën e konferencave, u njoftua se deputetja e Partisë Demokratike ndërroi mendje, raporton Lapsi.al

Bregu është një nga deputetet që e deklaroi publikisht qëndrimin e saj se opozita duhet ta votojë reformën në drejtësi. Jo vetëm sepse drafti kushtetues ka ndryshuar sipas pretendimeve të PD, por edhe për të mos iu kundërvënë partnerëve ndërkombëtarë.


Është lehtësisht e kuptueshme se në konferencën e sotme, Majlinda Bregu do të deklaronte votën e saj pro draftit kushtetues, njësoj siç bëri një ditë më parë, Eduart Selami, por për shkak të zhvillimet e minutave të fundit Bregu është tërhequr.

Në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në takim me ekspertët dhe deputetët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Pavarësisht se negociatorët nuk janë takuar, ata nuk e kanë ndërprerë komunikimin. Marrëveshja duket vetëm çështje kohe.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori