LAJMI I FUNDIT:

I mahnitur nga përkrahja e publikut, Luizi: Jam pa fjalë, kanë bërë tatuazh fytyrën time

I mahnitur nga përkrahja e publikut, Luizi: Jam pa fjalë, kanë bërë tatuazh fytyrën time

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka thënë se është i mahnitur nga mbështetja e madhe që po merr nga publiku.

Ai tha se në çdo vend që shkon pritet ngrohtë dhe se pavarësisht angazhimeve dhe lodhje që ka përpiqet të jetë i sjellshëm dhe të gjejë kohë për të gjithë.

Ndonëse dashurinë për të fansat po e dëshmojnë në mënyra të ndryshme, ai ka cekur gjestin e njërit prej tyre që e ka lënë pa fjalë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Kam qenë me makinë në trafik dhe kisha në krah një kamionë të ngarkuar prapa dhe siç ishim duke ecur ai e kthye dhe bllokoi rrugën dhe zbriti, erdhi tek xhami dhe më tregoi tatuazhin, kishte fytyrën time dhe ‘Me Luizin”, më tha unë jam i çmendur pas teje dhe gjithë familja ime, mbeta pa fjalë, ishte vetëm dita e dytë kur dola, u bë trafik i madh kur iu tregoi që isha unë dhe erdhën të gjithë. Më pas erdhi policia e më shoqëruan deri në Zog të Zi dhe më pas edhe ata bën foto me mua.”, tregoi Luizi.

Artisti nga Shkodra tutje tha se ai mendon që njerëzit kanë vlerësuar tek ai ishte fakti që ishte i drejtpërdrejtë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Më tej, Ejlli tha se ndonëse janë hapur shumë adresa falso në emër të tij, i vetmi rrjet social që ai ka është Instagrami, që pas daljes nga BBVA menaxhohet nga ai.

“Unë kam vetëm adresën e Instagrmait, nuk kam as Facebook, as TikTok, as Twitter, Instagramin e përdori vetëm unë dhe askush tjetër, përgjigjem unë personalisht në mesazhe dhe postimet, ky është i imi personale dhe asnjë tjetër”.

Tha se e shfrytëzuan sa ishte brenda BBVA, Luizi flet për raportin me disa prej miqve: Me Jonin dhe Marion nuk flisja prej dy vitesh, Meridianin nuk e njoh mirë
Lexo po ashtu Tha se e shfrytëzuan sa ishte brenda BBVA, Luizi flet për raportin me disa prej miqve: Me Jonin dhe Marion nuk flisja prej dy vitesh, Meridianin nuk e njoh mirë

Theksojmë që tashmë Luizi ka nisur angazhimet edhe me koncerte të shumta, madje në një postim në Instagrami tha se me datat e koncerteve kanë mbërritur në 2024, pasi I gjithë ky vit tashmë e gjen të angazhuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori