LAJMI I FUNDIT:

Maguire u shndërrua në lojtarin më të mirë në botë në stërvitjet e Anglisë, tifozët nuk mund t’i besojnë cilësitë e shfaqura

Maguire u shndërrua në lojtarin më të mirë në botë në stërvitjet e Anglisë, tifozët nuk mund t’i besojnë cilësitë e shfaqura

Harry Maguire është shndërruar në lojtarin më të mirë në botë për pesë sekonda në stërvitjen e Anglisë dhe tifozët u mahnitën nga ajo që panë.

Pavarësisht se humbi vendin e tij në skuadrën e Manchester Unitedit, Maguire është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të Gareth Southgate dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Iranit të hënën.


Ish-mbrojtësi i Leicester City dhe Hull Cityt ka befasuar tifozët anglezë, por edhe të tjerë pasi ka ‘prodhuar’ disa lëvizje të çmendura në stërvitje.

‘Tre Luanët’ kanë qenë duke u stërvitur në nxehtësi prej 33 gradë Celsius, por Maguire nuk po pengohej për të shfaqur disa aftësi në një klip që është bërë viral në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi rrëmbeu një top nga Bukayo Saka në një lojë të vogël dhe më pas kreu një lëvizje ‘alla-Maradona’ përpara se të shfaqte aftësi të jashtëzakonshme dribluese dhe këmbë të shpejta për të ‘dërguar në dyqan’ Conor Coadyn.

Më pas ai arriti të krijojë hapësirë ​​për një goditje dhe detyroi një pritje nga Nick Pope. Ishte një sekuencë që befasoi shumë fansa dhe çoi në reagime të shumta në rrjetet sociale.

Me një kontroll kaq të bukur të topit, nuk është çudi që Erik ten Hag e përdori 29-vjeçarin si një sulmues të improvizuar së bashku me Cristiano Ronaldon kundër Real Sociedad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori