LAJMI I FUNDIT:

Maguire thyen heshtjen dhe flet pas ndërhyrjes ‘horror’ të Pickford

Maguire thyen heshtjen dhe flet pas ndërhyrjes ‘horror’ të Pickford

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire ka pranuar se nëse do të ishte dhënë një penallti pas ndërhyrjes së portierit të Evertonit, Jordan Pickford, do të kishte qenë një vendim “i butë”.

Manchester Unitedi fitoi me rikthim në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së tetë në Ligën Premier.


Gjatë pjesës së dytë, Maguire u përplas me portierin Pickford kur u përpoq të fitonte një top në ajër pas një goditjeje të lirë.

Situatë e ngjashme me atë të Van Dijk - tani Pickford bëri ndërhyrje horror edhe ndaj Maguires
Lexo po ashtu Situatë e ngjashme me atë të Van Dijk - tani Pickford bëri ndërhyrje horror edhe ndaj Maguires

Pickford e ka gjetur veten në një qendër të kritikave javët e fundit, pasi kishte qenë antagonist në një përplasje që pa kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, të përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi serioz në gju.

Megjithatë, në këtë rast ai u pastrua pas një kontrolli nga VAR-i dhe Maguire mendon se në ekuilibër ky ishte vendimi i saktë, pasi ndërhyrje ishte e lehtë.

“Unë thjesht e shpjegova këtë atje, unë personalisht nuk mendoj se ishte një penallti”, ka thënë fillimisht Maguire për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se mbase unë e bëra faull më parë në Jordanin. Unë vura dorën në gjoksin e tij kur ai shkoi për të kapur topin dhe unë ndjeva kontakt në gju”.

“Ndjeva sikur unë ndoshta e shtyva Jordanin më parë dhe e di që të gjithë ndoshta po përpiqen të hidhen mbi të, por ndjeva sikur e shtyva atë. Do të thosha se akordimi i një penalltie do të ishte paksa e butë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/