LAJMI I FUNDIT:

Magani i kënaqur me transferimet e Teutës

Magani i kënaqur me transferimet e Teutës

Teuta ka hyrë në fazën e fundit përgatitore përpara fillimit të sezonit të ri, e cila do të finalizohet në Ohër të Maqedonisë. Gjatë verës skuadra durrsake ka patur lëvizje të rëndësishme pothuajse në të gjitha repartet, gjë që ka lënë të kënaqur trajnerin Magani, i cili investimet e presidencës kërkon t’i “përkthejë” në fushën e lojës me rezultate.

“Merkato ka qenë shumë e kënaqshme, kemi patur afrime të rëndësishme që besoj se e kompletojnë grupin. Gjithashtu gjatë fazës përgatitore deri në këto momente nuk kemi patur dëmtime dhe kjo është shumë pozitive dhe tregon dhe punën e mirë të stafit. Tani na mbetet që investimet e presidencës t’i kthejmë në rezultate në fushën e lojës duke synuar objektiva të rëndësishëm. Unë nuk premtoj titullin por them se do të bëjmë maksimumin ndeshje pas ndeshje për të mbërritur te ai”, deklaroi Magani.


Nijaz Lena mund të konsiderohet afrimi më i rëndësishëm i verës, me mesfushorin që pranon se e kishte shumë të thjeshtë të pranonte ofertën e Teutës.

“Nuk e pata të vështirë të vendosja për të zgjedhur Teutën. Më ofruan një kontratë dy vjecare me kushte shumë të favorshme dhe me presidentin që kanë durrsakët besoj se është shumë e thjeshtë të gjesh gjuhën për të punuar sa më lehtë në sport”, theksoi ai.

Vitin e fundit që Lena luajti me Teutën skuadra u rendit në vendin e 4-tërt duke siguruar dhe Europën, por një vit e gjysmë më mbrapa Lena beson se rikthimi i tij ka ardhur me objektivin që ekipi të klasifikohet më lartë në renditje.

“Herën e fundit u renditëm të katërtët, tashmë synimi ynë është për më lartë, që të rivalizojmë me 3 skuadrat kryesore. Nuk është e thjeshtë pasi dhe ekipet e tjera janë përforcuar por ne kemi besim se mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë duke mos ju trembur askujt.” /Supersport/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori