LAJMI I FUNDIT:

Madonna tregon strukturën e vërtetë të lëkurës

Madonna tregon strukturën e vërtetë të lëkurës

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka habitur fansat pasi një fotografi e shpërndarë nga një mikeshë e saj tregon strukturën e vërtetë të lëkurës së këngëtares.

Të mërkurën, me datë 16 gusht, ajo festoi ditëlindjen e 65-të, ndërsa fansat dhe miqtë e yllit i shprehën urimet dhe dashurinë e tyre këngëtares.


Maha Dakhil Jackson, një agjente talentesh me qendër në SHBA, dërgoi mesazhe të ëmbla dhe ishte ajo që publikoi disa fotografi me të në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Madonna/Instagram

Maha ndau një sërë fotografish që pozonte me Madonnan – dhe një nga dallohej struktura reale e lëkurës së artistes, me poret dhe rrudhat të gjitha të dukshme.

Madonna do të nisë turneun e riplanifikuar botëror në Londër, pasi e ka tejkaluar sëmundjen
Lexo po ashtu Madonna do të nisë turneun e riplanifikuar botëror në Londër, pasi e ka tejkaluar sëmundjen

Lëkura e yllit zakonisht duket pa pore dhe pa të meta në foto, por imazhet e saj mendohet se janë të modifikuara, sipas fansave dhe kritikëve.

Foto: Instagram

Duhet kujtuar se mbretëresha e muzikës pop disa javë më parë ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni bakterial të raportuar.

Ndryshe, Madonna ka konfirmuar datat e e reja të turnet që do të zhvillohen në Amerikën e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. / Telegrafi/