LAJMI I FUNDIT:

Macron anulon vizitën në Serbi

Macron anulon vizitën në Serbi

Presidenti francez, Emanuel Macron nuk do të vizitojë Serbinë, ashtu siç ishte paraparë.

Kjo, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media, pas një telefonate me presidentin francez.


“Jemi përgatitur për vizitën e tij duke treguar mikpritjen, por për shkak të problemeve të brendshme, ai kërkoi të anulojmë vizitën”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, edhe sot mediat në Francë në artikujt kryesorë i janë referuar protestave të dhunshme në Paris dhe kritikave të shumta ndaj presidentit Macron.

Prej më shumë se tre javë të ashtuquajturit “jelekët e verdhë” protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës, por edhe rritjes së taksave.

Protesta e zhvilluara Champs-Elysee janë shoqëruar me dhunë dhe arrestime. /Telegrafi/