LAJMI I FUNDIT:

Macri: Tevez do të kthehet vitin e ardhshëm te Boca

Macri: Tevez do të kthehet vitin e ardhshëm te Boca

Carlos Tevez ka nënshkruar me Shanghai Shenhua në një marrëveshje të çmendur parash, por sipas Presidentit të shtetit argjentinas, Mauricio Macri, ‘Apache’ mund të kthehet shpejt në shtëpi.

Sulmuesi 32-vjeçar ka rënë dakord të bashkohet me skuadrën nga Superliga Kineze, Shanghai Shenhua, në një marrëveshje që do e bën atë lojtarin më të paguar në botën e futbollit, por sipas Presidentit të Argjentinës, Tevez mund të kthehet në Boca Juniors në fillim të vitit të ardhshëm.


Tevez bëhet lojtari më i paguar në botë, shumat që fiton ai në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj do t'iu lënë pa mend
Lexo po ashtu Tevez bëhet lojtari më i paguar në botë, shumat që fiton ai në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj do t'iu lënë pa mend

“Shitje a Tevezit në futbollin kinez do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Si një tifoz egoist i Bocas, unë nuk desha që ai të shkojë, por unë e di se ai kishte nevojë për të”, tha ai për Radio Mitre, përcjell Telegrafi.

“Unë e dua Carliton. Unë i thashë atij se kishte për të ardhur përsëri nga Evropa. Unë e kuptoj atë tani: Ai kishte nevojë për të marrë një pushim dhe të jetojë në paqe përsëri”.

Tevez do ta zhdukte këtë intervistë po të mundte
Lexo po ashtu Tevez do ta zhdukte këtë intervistë po të mundte

“Boca është shumë e kërkuar, shumë invazive. Dhe Carlito ka nevojë për hapësirën e tij. Unë mendoj se ajo që ai ka bërë është një gjë e mirë. Tetë muaj do të fluturojnë shpejt, ndoshta ne do të kemi atë përsëri vitin e ardhshëm”, përfundoi Macri. /Telegrafi/