eksperti-banner

Në Shtetet e Bashkuara, është regjistruar një mace teksa ngjitet në rrethojat e shtëpisë dhe kërcen në oborrin tjetër teksa ikën nga qeni.

Videoja fillon kur hapet dera e shtëpisë dhe dalin përjashta dy qentë.


Qeni ngjyrë kafe niset i pari, por është qeni i zi i cili shkon me shpejtësi drejtë maces që po pushonte në barë, transmeton Telegrafi.

Duke parë qenin në drejtim të saj, macja e bardhë ngrihet dhe shkon tek rrethoja e oborrit.

Shikoni videon e plasuar më poshtë, se si ngjitet macja nëpër murr dhe hidhet afro tre herë më shumë se madhësia saj. /Telegrafi/