LAJMI I FUNDIT:

Macja e një gruaje britanike feston ditëlindjen e 32-të

Macja e një gruaje britanike feston ditëlindjen e 32-të

Një kafshë shtëpiake e një gruaje britanike që të enjten festoi ditëlindjen e saj të 32-të mund të jetë macja më e vjetër e gjallë në botë.

Lila Brissett, 71 vjeç, nga Norwich, Angli, tha se macja e saj, Rosie, ka lindur më 1 qershor 1991 dhe e festoi ditëlindjen e saj të 32-të të enjten me një tortë me salmon të përgatitur nga një pronar lokal i një kafeneje macesh.


“Ajo e ka ngrënë gjysmën e tortës së salmonit tashmë – pres që ajo të zgjohet në drekë dhe të hajë pjesën tjetër”, tha Brissett, duke shtuar: “Nuk do të mbetet asgjë deri në drekë, mos u shqetësoni”, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

Brissett e adoptoi Rosie-n kur ajo ishte vetëm një kotele dhe tha se macja ka qenë tek veterineri vetëm dy herë – herën e parë për t’u sterilizuar në vitin 1991 dhe herën e dytë rreth pesë vjet më parë për t’u trajtuar për një cist.

Lila deklaroi se ajo ka qenë në kontakt me Rekordet Botërore Guinness për certifikimin e Rosie si macja më e vjetër e gjallë.

Mbajtësja aktuale e rekordeve, një banore tjetër e Anglisë e quajtur Flossie, ishte 26 vjeç e 316 ditë kur u certifikua në nëntor 2022. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori