LAJMI I FUNDIT:

Macja e një burri nga Miçigani zyrtarisht e merr titullin si macja shtëpiake më e gjatë e gjallë

Macja e një burri nga Miçigani zyrtarisht e merr titullin si macja shtëpiake më e gjatë e gjallë

Një kafshë shtëpiake e gjatë 18.33 inç (46.55 cm) e një burri nga Miçigani, e morri titullin nga Rekordet Botërore Guinness si macja shtëpiake më e gjatë e gjallë.

Fenrir, një macë Savannah e cila është nën pronësinë e William John Powers nga Farmington Hills, e morri titullin pasi Rekordet Botërore Guinness verifikuan gjatësinë mbresëlënëse të maces.


Macet Savannah janë një racë hibride e cila rezulton nga çiftëzimi i një mace shtëpiake me një mace afrikane, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.

Powers thotë se vëllai i Fenrir, Arcturus, më parë e kishte marrë titullin e njëjtë, kur në vitin 2016 kishte gjatësi prej 19.05 inçëve (48.37 cm) , por që macja në fjalë kishte vdekur gjatë një zjarri që kishte kapluar shtëpinë.

Arcturus në fakt ende e mbanë rekordin për macen më të gjatë shtëpiake ndonjëherë.

Një tjetër mace e Powes, e racës Maine e quajtuar Altair, e mban Rekordin Botëror Guinness për bishtin më të gjatë në botë për një mace të gjallë. Bishti i Altair ka gjatësi prej 16.07 inçëve (40.08 cm).

Ndërsa rekordin për bishtin më të gjatë ndonjëherë të një mace shtëpiake e mbanë Cygnus, vëllai më i madh i Altair, i cili vdiq në të njëjtin zjarr si Arcturus në vitin 2016, bishti i tij kishte gjatësi prej 17.58 inçëve (44.65 cm). /Telegrafi/