Grupi i njohur kosovar, Machiato Band, ka hedhur poshtë informacionet se është ribashkuar me këngëtarin Hekuran Krasniqi.

Në media ka qarkulluar lajmi se bendi është bashkuar sërish me vokalistin, por këto duket të jenë të pavërteta.

Në një komunikatë për media, Machiato Band ka hedhur poshtë një informacion të tillë.


“Grupi Machiato Band, demanton lajmin e publikuar nga ish-anëtari i grupit, Hekuran Krasniqi, i cili deklaroi kinse po ribashkohet me bendin në fjalë. Ky deklarim është totalisht i pavërtetë, sepse në mes të këngëtarit dhe bendit u bsiedua për të realizuar një album “LIVE” në studion e Machiato Records, sikurse shumë albume tjera të realizuara për artistët shqiptarë, ashtu edhe për Hekuran Krasniqin, mirëpo JO, për ribashkimin e tyre. Me respekt, Machiato Band”, shkruan në komunikatën e grupit.

Kështu Hekuran Krasniqi vazhdon të mbetet i vetmuar. /Telegrafi/