LAJMI I FUNDIT:

LVV dhe LDK do t’i vazhdojnë takimet për arritjen e koalicionit

LVV dhe LDK do t’i vazhdojnë takimet për arritjen e koalicionit

Përveç një takimi që ka ndodhur javën e kaluar, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk janë takuar më për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike, që dolën të parat në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Por nga këto dy parti kanë mohuar të jetë paraqitur ndonjë problem që do të pengonte vazhdimin e bisedimeve. 

Takimet mes dy partive do të vazhdojnë së shpejti, thonë për Telegrafin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.


Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhunka tha për Telegrafin se arsyeja pse nuk janë takuar grupet punuese janë objektive.

“Nuk ka pasur ndonjë takim ditëve të fundit pas takimit të liderëve dhe pas krijimit të grupeve punuese dhe dakordimit për të krijuar harmonizimin e programeve dhe projekteve të qeverisë së ardhshme. Arsyeja se pse ende nuk janë takuar grupet punuese janë objektive për shkak të nje rasti të vdekjes dhe sigurisht se pas kësaj grupi ynë punues dhe ai i LDK-së do të fillojnë konsultimet”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Gjithashtu, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha për Telegrafin se do të vazhdojnë takimet e grupeve punuese.

Kurse, nga takimi që u zhvillua gjatë javës së kaluar mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës si dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, u bë e ditur që të dyja partitë janë të gatshme për të filluar bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare.

Kurti dhe Osmani japin detajet e bashkëqeverisjes
Lexo po ashtu Kurti dhe Osmani japin detajet e bashkëqeverisjes

Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Ai para mediave ka shtuar se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht dhe  votat nga diaspora.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka mohuar raporimet në disa media lidhur me ndarjen e ministrive në mes LDK-së dhe LVV-së për qeverinë e ardhshme, duke thënë se nuk është diskutuar asnjëherë deri tash për  këtë çështje.

Ai ka deklaruat se raportimi në media për ndarje të ministrive janë spekulative, sepse ato nuk janë ndarë dhe nuk është diskutuar ende për to.

Ai tha se grupi punues nga LDK është mandatuar për të dhënë dinamikë të re për harmonizimin e politikave sektoriale në mes grupit punës të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Për Lutfi Hazirin, ndarja e resorëve është puna më e lehtë, teksa pati edhe një porosi sa i përket ndarjes së ministrive.

Edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar zërat se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtatë ministri në koalicionin e ardhshëm qeverisës, teksa kanë theksuar se ata asnjëherë nuk do të bien pre e kushtëzimeve në negociatat mes tyre, pasi sipas tyre nëse ka kërkesa të papranueshme, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

Ajo thotë se përkundër faktit që kanë caktuar grupet punuese për të negociuar me LDK, takime të tilla ende nuk kanë ndodhur.

Për Haxhiun është shumë e rëndësishme që sa më parë të fillojnë negociatat me LDK-në për formimin e qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, pasur nga LDK me një diferencë të vogël votash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori