LAJMI I FUNDIT:

LVV aksion para Prokurorisë Speciale, Kurteshi: Prokurori Afrim Shefkiu po pensionohet pa përfunduar rastin e Astrit Deharit

LVV aksion para Prokurorisë Speciale, Kurteshi: Prokurori Afrim Shefkiu po pensionohet pa përfunduar rastin e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Para prokurorisë janë vendosur disa banerë për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar, transmeton Telegrafi.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vite, transmeton Telegrafi.


“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, është shprehur ai.

Kurteshi ka bërë edhe një kronologji të rastit të Astrit Dehari, ndërsa tha se zvarritja po bëhet më qëllim.

“Zvarritja është e qëllimshme, por nuk do të ndodhë deri në pafundësi, e vërteta do të zbulohet”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Kronika e Zezë
Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Lajme
Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Kalo në kategori