LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”, thotë se edhe Rugova kishte thënë që “UÇK-ja ishte krijuar nga populli”

Lutfi Haziri në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”, thotë se edhe Rugova kishte thënë që “UÇK-ja ishte krijuar nga populli”

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka mbështetur marshin e sotëm që ishte organizuar në Prishtinë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haziri e ka publikuar një video me deklaratën e presidentit Ibrahim Rugova, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë dëshmisë së tij në Hagë kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Rugova kishte thënë se UÇK-ja është krijuar nga populli.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, kishte thënë Rugova.

Kujtojmë LDK zyrtarisht nuk ka mbështetur marshin e sotëm për drejtësi, derisa ka pasur edhe individë brenda kësaj partia që kanë dalë personalisht në mbështetje të marshit si Isa Mustafa apo kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori