Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka deklaruar se është në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet vendimmarrëse të partisë.

Lushtaku ka thënë se personalisht e mbështet këtë ide, por vendimi përfundimtar i takon Kryesisë së PDK-së.


“Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se do ta paraqesë këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë së partisë, duke bërë thirrje për respektim të vullnetit të elektoratit dhe forcim të PDK-së.

“Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, është shprehur Lushtaku. /Telegrafi/