LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Peci: Kufijtë nuk preken pa pëlqimin e sponsorisuesve të pavarësisë (Video)

Lulzim Peci: Kufijtë nuk preken pa pëlqimin e sponsorisuesve të pavarësisë (Video)

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka theksuar se propozimi për shkëmbim territoresh ose korrigjim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e shteteve që e kanë sponsorizuar pavarësinë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë madje se  kjo ide e Presidentit të Kosovës për korrigjim kufijsh është e dëmshme, e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve, ku një ide të tillë e ka proklamuar për vite me radhë zyrtarët në Beograd.


“Prej politikës së ndarjes së Kosovës,  nuk ka hequr dorë as estabilishmenti i tanishëm në Beograd, që njëherë është tërhequr, derisa tash i është rikthyer një diskutimi të tillë. Gabimi më i madh është që ne kemi hy në këtë valle”, ka shtuar  drejtori i KIPRED.

Peci propozimet e tilla të Thaçit thotë se mund të sjellin destabilitet në rajon, dhe janë thjeshtë aventura politike për më shumë protagonizëm.

“Ndryshimi i kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me pëlqimin e fuqive që e kanë bërë pavarësinë e Kosovës, dhe kjo nuk është vullnet i bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Ish – ambasadori Peci ka folur edhe për numrin e banorëve që jetojnë në veriun e Kosovës si dhe për rëndësinë jetike që ka liqeni i Ujmanit për Kosovën. /Telegrafi/