LAJMI I FUNDIT:

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Materialet për 4 persona
• 500 gr. luleshtrydhe
• ½ litër kos
• 3 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelle liker
• 1 lugë ëmbëlsirë vanilje

Përgatitja:
1 – Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
2 – Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
3 – I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
4 – E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.