LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko thotë se do të përdorte armët bërthamore ruse pa lejen e Putinit

Lukashenko thotë se do të përdorte armët bërthamore ruse pa lejen e Putinit

Presidenti i Bjellorusisë ka thënë se nuk do të hezitonte të përdorte armët bërthamore ruse nëse vendi përballet me agresion.

Vladimir Putin planifikon të zhvendosë armët bërthamore taktike në objektet e magazinimit në shtetin bjellorus, raporton skynews.


Ai kishte theksuar se Rusia do të ketë të drejtën legjitime për t’i përdorur, por Alexander Lukashenko thotë të kundërtën.

“Zoti mos ta bëjë punën që të marr vendim për t’i përdorur ato armë sot, por nuk do të hezitoja për asnjë moment nëse përballemi me një agresion”, tha lideri bjellorus.

Ai bëri të ditur se personalisht i kërkoi Putinit të vendoste armë bërthamore për të penguar agresionin e mundshëm.

“Unë besoj se askush nuk do të ishte i gatshëm të luftonte me një vend që ka ato armë”, pohoi Lukashenko.

Armët bërthamore taktike janë të ndryshme nga kokat bërthamore të pajisura me raketa balistike ndërkontinentale. Të parat synojnë të shkatërrojnë trupat dhe armët e armikut në fushën e betejës, në vend që të zhdukin qytete të tëra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori