LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko: Serbia ‘nuk mund të ulet në disa karrige’

Lukashenko: Serbia ‘nuk mund të ulet në disa karrige’

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të jetë në gjendje “të ulet në shumë karrige” dhe se ajo, kur është fjala për politikën e saj të jashtme, duhet të zgjedhë.

“Jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, SHBA e kështu me radhë. Por ata nuk do ta lejojnë të ulet në të gjitha këto karrige”, citohet të ketë thënë Lukashenko duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.


Ai tha se Serbisë nuk do t’i lejohet një gjë e tillë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian “ku ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”.

Ndërsa duke komentuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Minskut, Lukashenko citohet të ketë thënë se kishte probleme të caktuara, megjithëse autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin midis udhëheqjes dhe njerëzve të zakonshëm.

“Ne duhet të bëjmë dallimin midis lidershipit dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishit ‘në këpucët e mia’, si do t’i shihnit të gjitha? Natyrisht, ne duhet ta ndihmojmë popullin serb dhe do ta ndihmojmë. Ne jemi njerëz të tillë. Por ne kemi parasysh politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, ka thënë më tej Lukashenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori