LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet në Turqi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet në Turqi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.

Dyshja e famshme e shoëbizit duket se si destinacion kanë Turqinë, nga një udhëtim që e fituan gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 2.


Ata kanë shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilës kanë prezantuar një pamje luksoze të resortit ku po qëndrojnë.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, të njëjtit në BBVA 2 fituan edhe një udhëtim në ishujt e famshëm, Maldive.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pozojnë të lumtur nga Shkodra
Lexo po ashtu Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pozojnë të lumtur nga Shkodra

Kjo vjen pas një sërë koncerteve të artistit shkodran nëpër vende të ndryshme, Kosovë e Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

Kiara ndërkohë ka bërë një pauzë nga televizioni pas përfundimit të emisionit “Kepi i Vipave”.

Ata vlen të ceket se nisën lidhjen në Big Brother, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)