LAJMI I FUNDIT:

Luisana Lopilato e njohur si Mia e “Rebelde Way” bëhet nënë për herë të katërt

Luisana Lopilato e njohur si Mia e “Rebelde Way” bëhet nënë për herë të katërt

Michael Buble dhe gruaja e tij, Luisana Lopilato, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, vajzën Cielo Yoli Rose Buble.

Artisti dhe aktori fitues i ‘Grammy’ njoftuan të premten (19 gusht) lindjen e fëmijës së tyre të katërt.


Çifti tashmë janë prindër të një vajze dhe të dy djemve.

“Nga dashuria vjen jeta, drita dhe ajo…vajza jonë Cielo Yoli Rose Buble. Ju më në fund ke arritur në jetën tonë me 3.8 kilogramë”, tha ajo.

“Faleminderit Zot për këtë bekim të madh, të duam. Noah, Elias, Vida dhe nëna e babai”.

Të gjitha lajmet nga Luisana Lopilato
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luisana Lopilato

Buble e ka zbuluar shtatzëninë e partneres në videoklipin e tij “I’ll Not never Love You”.

Luisiana përndryshe për publikun shqiptar është bërë e njohur në rolin e ‘Mia’-s nga seriali “Rebelde Way”.

Të gjithë adoleshentë e të rinj shqiptarë kanë qenë të fiksuar pas protagonistëve: Mia, Mariza, Manuel dhe Pablo. /Telegrafi/

Mia nga seriali “Rebelde Way”