Rina Balaj dhe Ya Nina shfaqen si rrallëherë bashkë, pyeten për bashkëpunim

Reperet shqiptare, Ya Nina dhe Rina Balaj, janë parë së bashku në një organizim të mbajtur në Pejë, ku duket se kanë performuar para publikut.
Pas performancave, dy artistet janë parë edhe jashtë skenës duke biseduar me njëra-tjetrën.
Pamjet tregojnë se Ya Nina dhe Rina Balaj kanë raporte të mira dhe komunikojnë natyrshëm, pavarësisht se të dyja janë emra të njohur në skenën e muzikës shqiptare.

Gjatë eventit, gazetari Butrint Pasjaqa i pyeti ndër të tjera për mundësinë e një dueti mes tyre.
Megjithatë, dy reperet nuk dhanë një përgjigje konkrete lidhur me një bashkëpunim të mundshëm.
Edhe pse një duet mes Ya Ninës dhe Rina Balajt nuk është konfirmuar, prania e tyre së bashku dhe komunikimi miqësor tregojnë se dy artistet ruajnë marrëdhënie të mira edhe jashtë skenës.
Një bashkëpunim mes tyre do të ishte padyshim interesant për fansat, por për momentin mbetet e paqartë nëse dy reperet do të sjellin ndonjë projekt të përbashkët në të ardhmen. /Telegrafi/

















































