eksperti-banner

Është dita e derbit dhe në qytetin e Gjilanit nuk flitet për asgjë tjetër këtë ditë, përveç për futbollin dhe dy skuadrat Dritën e Gjilanin.

Dy klube simbol të qytetit me dy tifozëri të jashtëzakonshme që gjithmonë dhurojnë spektakël në tribuna.


Gjilani dhe Drita do ta luajnë derbin e tyre të 33-të në të gjitha garat, pas luftës në Kosovë.

14433169 1320261191330928 2891803872675653225 n

Stadiumi i qytetit në Gjilan pritet të jetë i vogël si gjithnjë kur vije derbi, pasi shkallët e tij janë të stërmbushura nga tifozët e shumtë që shkojnë për t’i përjetuar 90 minuta të zjarrtë.

Drita ka bilanc më të mirë nga 32 ndeshjet në të gjitha garat ku ka shënuar 14 fitore, ndaj 10 të Gjilanit ndërsa tetë ndeshje kanë përfunduar me barazim.

14536695 1853879431498762 428616313 o

Të dyja skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas fitoreve tejet të rëndësishme që morën një javë më parë.

Gjilani mori tri pikë të arta në udhëtim te Ferizaj pas tri ndeshjeve pa fitore.

Ndërkohë Drita që po kalonte nëpër një krizë të rezultateve, mposhti Prishtinën 1-0 si vendas.

DQJv0xTXUAEG0A

Pas gjashtë javëve të para në Superligë, Gjilani zë pozitën e gjashtë në tabelë me 10 pikë të grumbulluara, katër pozita dhe katër pikë më shumë se Drita.

Derbi i 33-të do të gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.

14520446 1320261007997613 7313016432689961910 n

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës do të fillojë nga ora 15:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app