LAJMI I FUNDIT:

Luhet derbi i Anamoravës: Të gjitha përballjet e pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore

Luhet derbi i Anamoravës: Të gjitha përballjet e pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore

Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Dritës dhe Gjilani.

Dy skuadrat e qytetit Drita dhe Gjilani sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.


Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku do të jenë të pranishme vetëm tifozët e skuadrës vendase ‘Intelektualët’ pasi ky stadium nuk i plotëson kushtet që t’i presë dy palë tifozëri.

Ndeshja e sotme është e 48-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

Kjo është përballja e tretë këtë edicion 2023/24 në Albi Mall Superligë.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 18 fitore, 16 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 12 fitore ka Gjilani.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2
2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1
2021/22: Drita – Gjilani 0-2, Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0
– 2022/23: Drita – Gjilani 4-1, Gjilani – Drita 1-1, Drita – Gjilani 1-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2023/24: Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani ?-?,

Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:

Drita: 18 fitore
Gjilani: 12 fitore
Barazime: 16 ndeshje

Dy ekipet rivale të qytetit të Gjilanit janë përballur edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku edhe aty bilanc më të mirë ka Drita.

Përballja e parë në Kupë ishte në ndeshjen gjysmëfinale të edicionit 1999/2000, ku Drita fitoi me rezultat 1-0.

Rivalët e qytetit kanë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës edhe një finale, atë të edicionit 2000/2001, ku koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa Drita pas penalltive fitoi 6-7 dhe mori trofeun e Kupës.

Në total dy ekipet janë përballur shtatë herë në garat e Kupës së Kosovës, ku pesë fitore kanë bardhekaltërtit dhe dy të tjera kuqebardhët.

Historiku i derbit në garat e Kupës:

1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me gjykim)

2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt u mbyll 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat në përballjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit:

Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Vetëm dy ndeshje miqësore në histori të derbit

Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore pas luftës.

Ndeshja e parë u zhvillua në vitin 1999, vetëm pak javë pas çlirimit të qytetit të Gjilanit, por aty u pa rivaliteti i madh mes dy skuadrave.

Mijëra tifozë ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në Gjilan, derisa ndeshja përfundoi 1-1, por pas penalltive Drita fitoi me rezultat 4-3.

Ndërkohë ishte viti 2014, kur dy ekipet u përballën edhe në turneun memorial në nderim të legjendave të Dritës, ‘Bezi-Raci-Reshi’, ku Drita fitoi në finale pas ekzeutimit të penalltive 3-1, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.

Ndeshjet miqësore:

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Në total derbi i qytetit të Gjilanit është zhvilluar 47 herë mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve miqësore.

Drita ka bilanc më të mirë me 21 fitore, derisa Gjilani ka triumfuar 14 herë e 12 herë të tjera skuadrat janë ndarë baras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori