LAJMI I FUNDIT:

Luftëtarët e Wagner përfunduan si ‘minjtë në kurth’ – thotë gjenerali ukrainas teksa viziton trupat e vijës së parë në Bakhmut

Luftëtarët e Wagner përfunduan si ‘minjtë në kurth’ – thotë gjenerali ukrainas teksa viziton trupat e vijës së parë në Bakhmut
Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës ka vizituar trupat e vijës së parë në Bakhmut pasi ato i kanë shtyrë me sukses forcat ruse.

Duke iu referuar grupit paraushtarak Wagner, Oleksandr Syrskyi tha se “Wagenerivets” u gjenden në qytetin lindor si “minjtë në një kurth miu”.


“Armiku ka më shumë burime, por ne i shkatërrojmë planet e tij”, ka thënë ai në një postim në Telegram, përcjell Telegrafi.

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës

Ai shtoi se trupat ukrainase po përdorin veprime kundërofensive në drejtime të ndryshme rreth qytetit.

Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar 18 raketa të lëshuara nga Rusia gjatë natës - dhe jo vetëm kaq
Lexo po ashtu Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar 18 raketa të lëshuara nga Rusia gjatë natës - dhe jo vetëm kaq

Gjatë udhëtimit të tij, ai ndau edhe dekorata për ushtarët dhe u dha atyre dhurata.

Udhëtimi i vjen në ditën kur Kievi u godit nga një sulm i dendur “i jashtëzakonshëm” rus.

Brenda Bakhmutit, aty ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Brenda Bakhmutit, aty ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë

Por Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë shkatërruar 18 raketa të lëshuara nga Rusia në vend gjatë natës.

Ukraina gjithashtu ka bërë të ditur se shkatërroi dronët e lëshuar nga Rusia.

Ndërkohë, korrespondenti i Sky News, Alex Rossi, i cili ka arritur të futet thellë në qytetin ukrainas Bakhmut në lindje të vendit, ka sjellë detaje nga atje ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë.

Gjatë rrugëtimit të tij drejt këtij qyteti, ai ishte i shoqëruar nga ushtarët ukrainas dhe vazhdimisht dëgjoheshin predhat dhe plumbat e kalibrit të ndryshëm që shkrepeshin.

Ai madje u fut në zyrat e shtabit nga ku ndoqi pamjet e dronit, që tregonin shkallën e shkatërrimit të këtij qyteti që prej më shumë se dhjetë muaj, rusët po tentojnë ta marrin nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori