LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare mund ta dërgoj në recesion ekonominë amerikane

Lufta tregtare mund ta dërgoj në recesion ekonominë amerikane

Drejtori i Bordit i kompanisë “Koch Industries”, njëkohësisht donatori më i madh për veprimtarinë politike të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Koch, paralajmëroi se lufta tregtare mund ta dërgoj në recesion ekonominë amerikane.

Koch e bëri këtë koment në një intervistë gjatë aktivitetit që u mbajt më 29 korrik në shtetin Kolorado. Ai tha se proteksionizmi në çdo aspekt është i dëmshëm, duke nënvizuar që nga perspektiva shkencore dhe historike, asnjë vend i begatë nuk duhet të zhytet në luftë tregtare, përcjell Telegrafi.


Ai shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta izolojë veten krejtësisht ose në përmasa të mëdha, do të ketë “pasoja katastrofale”.

Donatori për republikanët nënkuptoi gjithashtu që duke marrë parasysh masat proteksioniste të administratës së Donald Trumpit, ai mban qëndrim të hapur ndaj tregut të lirë, ide e promovuar nga demokratët. /Telegrafi/