LAJMI I FUNDIT:

‘Lufta’ për ta marr Luiz Ejllin në koncerte, këngëtari shkodran mund të paguhet deri në 10 mijë euro për një performancë

‘Lufta’ për ta marr Luiz Ejllin në koncerte, këngëtari shkodran mund të paguhet deri në 10 mijë euro për një performancë

Këngëtari Luiz Ejlli vite më parë kishte një karrierë të suksesshme në muzikë duke fituar festivalet më të njohura në Shqipëri.

Madje, artisti nga Shkodran në vitin 2006 kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”.


Por, më pas Luizi u largua nga vëmendje mediatrike dhe kënga, për t’u rikthyer me pjesëmarrjen e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Big Brother VIP Albania

Ejlli aktualisht është një prej personazheve më të komentuara në media sociale teksa po konsiderohet ‘fenomen’ për lojën e tij në BBVA dhe pretendenti kryesor për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë, një sukses i madh e pret edhe pas daljes së tij nga shtëpia e famshme përfshirë rikthimin në muzikë.

Foto: Big Brother VIP Albania

Tashmë ‘lufta’ për të marr perfomancën e tij ekskluzive pas daljes nga BBVA ka nisur në mes të klubeve të natës duke bërë që të ofrohen edhe shifra të mëdha parash për një koncert të Luizit.

Efi: Dikush duhet të zërë vendin e Oltës
Lexo po ashtu Efi: Dikush duhet të zërë vendin e Oltës

Për këtë ka folur edhe menaxheri i klubeve të natës në Shqipëri, Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.

View this post on Instagram

A post shared by Xhani (@xhanidemika)

“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika.

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur më pak se një muaj deri në finale e BBVA që mbahet më 6 maj dhe mbetet të shihet se si do të jetë rrugëtimi i këngëtarit shkodran pas aventurës në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori