Lucas Vazquez ka thënë se në të ardhmen mund të kalojë në Ligën Premier.

Mesfushori spanjoll nuk po pëlqehet më te Real Madridi dhe në këtë verë mund të largohet në drejtim të Anglisë.

Lojtari ka bërë të ditur se për të, Liga Premier është mjaftë atraktive dhe se shumë shpejtë mund të kalojë atje.

“Ëndrra ime është që të pensionohem te Real Madridi, por në futboll ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Vazquez.

Vazquez paralajmëron Barcelonën: Kur të rikthehet futbolli, do të fitojmë La Ligan Vazquez paralajmëron Barcelonën: Kur të rikthehet futbolli, do të fitojmë La Ligan

“Kur isha i vogël, gjithmonë e kam shikuar Ligën Premier me vëllain tim. Është shumë atraktive, një futboll i bukur, mund t’i përshtatet karakterit dhe personalitetit tim shumë”, ka shtuar më tej ai.

Real Madridi do të pranonte menjëherë shitjen e tij, derisa në të kaluarën e kanë kërkuar Arsenali, Chelsea, Liverpooli dhe Manchester United. /Telegrafi/