Luanët drejt aeroportit, përcillen nga 2000 policë

Sipas burimeve të Telegrafit tashmë është nisur eskorta e ekipit të kombëtares shqiptare nga stadiumi.
Në stadium besohet se policët serbë keqtrajtuan ekipin kombëtar, ku disa lojtarë thuhet se kanë qenë edhe të lënduar.
Më pas eskorta është nisur në drejtim të aeroportit, nga ku 2000 policë po monitorojnë situatën dhe nuk po lejojnë që asgjë t'i ndodhë luanëve tanë.
Shumë tifozë sipas burimeve të Telegrafit tashmë gjenden në aeroportin e Rinasit ku edhe do t'i presin lojtarët e kombëtares Kuq e Zi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































