Luan Krasniqi takohet me Angela Merkelin

Me këtë rast ish boksieri i njohur shqiptar ka zbuluar se takimi ka qenë për çështje të digjitalizimit dhe kishte nderin ta takon kancelaren gjermane.
“I ftuar nga kancelaria Angela Merkel dhe MediaNight ne Konrad-Adenauer-Haus ne Berlin. Një mbrëmje interesante për çështje te digjitalizimit. U gëzova shume për ftesën dhe bisedën personale me kancelaren. Një nder i madh”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Vlen të theksohet se takimi është mbajtur në kryeqytetin gjerman, Berlin /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/10/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































