LAJMI I FUNDIT:

Luajtën te Barcelona, por nuk shkëlqyen – lojtarët që me shumë gjasë nuk i mbani mend që janë paraqitur me fanellën blaugrana

Luajtën te Barcelona, por nuk shkëlqyen – lojtarët që me shumë gjasë nuk i mbani mend që janë paraqitur me fanellën blaugrana

Barcelona ndër vite ka nënshkruar me super yje si Luis Suarez ose Neymar, por ka pasur gjithmonë edhe lojtar që janë bashkuar me klubin, por kanë pasur vështirësi që të bëjnë ndonjë ndikim.

Marca i ka hedhur një vështrim disa lojtarëve të cilët edhe fansat më të mëdhenj të klubit mund të kenë harruar që kanë luajtur ndonjëherë te Barcelona.


Frederic Dehu (1999-2000)

Pasi ka luajtur mbi 300 ndeshje zyrtare për Lensin, duke ua fituar edhe titullin e Ligue 1, të parin ndonjëherë, Frederic Dehu u ble nga Barcelona pas insistimit të Louis van Gaal, pasi kërkohej edhe nga klube të tjera të mëdha.

Sidoqoftë, ai nuk arriti ta bindte klubin me paraqitjet e tij dhe, pas 23 ndeshjeve në të gjitha garat, ai u largua nga Barcelona dhe u kthye në vendin e tij të lindjes për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.


Dani Garcia (1999-2003)

Një produkt i akademisë së Real Madridit, Daniel Garcia Lara luajti vetëm 15 ndeshje me ekipin e parë të Los Blancos para se të huazohej te Real Zaragoza dhe më pas te Real Mallorca.

Paraqitjet e tij me Real Mallorcan i dhanë atij një lëvizje të madhe te Barcelona, ku ai nuk arriti të shpalosë talentin e tij.

Lëndimet dhe një rënie në formë çuan në largimin e tij pasi kishte shënuar 19 gola në 85 ndeshje për Blaugranat.


Rustu Recber (2003-2006)

Pasi u dallua për paraqitjet e tij të shkëlqyera në portë në Kupën e Botës 2002, Rustu zgjodhi Barcelonën para Arsenalit në verën e 2013.

Pavarësisht se u bashkua me Blaugranat si portier i parë, Frank Rijkaard zgjodhi një 21-vjeçar Victor Valdes para turkut, i cili luajti vetëm shtatë ndeshje për Blaugranat përpara se të huazohej për dy sezone në Fenerbahce.


Dmytro Chygrynskiy (2009-2010)

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për Chygrynskiyn, kjo mund të jetë sepse qendërmbrojtësi ukrainas është përfshirë në lista të ndryshme u janë renditur blerjet më të dështuara të Pep Guardiolas te Barcelona.

Pasi ishte ukrainasi i parë që luajti ndonjëherë për Blaugranat, ai luajti vetëm 14 ndeshje në edicionin 2009/10. Ai pastaj u transferua përsëri në ish-klubin e tij Shakhtar Donetsk.


Malcom (2018-2019)

Roma kishte arritur një marrëveshje me të në verën e vitit 2018, por Barcelona arriti të rrëmbejë në minutën e fundit.

Sidoqoftë, Malcomit nuk zgjati më shumë se një vit me Blaugranat. Në 24 ndeshje, sulmuesi brazilian shënoi katër gola, njëri prej tyre kundër Real Madridit.

Ai tani është te Zenit Saint Petersburg.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori