LAJMI I FUNDIT:

LSM: Më 1 Maj protestë për rritjen lineare të të gjitha pagave prej 2.806 denarësh

LSM: Më 1 Maj protestë për rritjen lineare të të gjitha pagave prej 2.806 denarësh

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vendosi në vend të marsit, më 1 maj të organizojë protestë masive me të cilën do të shprehet revoltë nga mosrritja e pagave të tjera me rritjen e pagës minimale, e cila nga ky muaj rritet prej 15.200 në 18.000 denarë. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në konferencë shtypi tha se janë të hapur për dialog ndërsa nga ana tjetër si partner social le t’i ftojë, siç tha, ta zgjidhin problemin.

“Dhe kjo është shumë e thjeshtë – 2.806 denarë neto shumë të rritjes lineare të të gjitha pagave nga 1 maji, përfshirë nga punëtori i përgjithshëm deri te presidenti. Me këtë, LSM dëshmon se është konsekuent me kërkesën e tij. U bëjmë thirrje të gjitha konfederatave të tjera, unioneve, sindikatave, punëtorëve të pakënaqur, pensionistëve t’i bashkohen protestës së 1 Majit. Më 1 maj, lufta do të jetë në rrugë, jo në plazhe dhe vendpushimet e skive në mal. Ne punëtorët duhet ta marrim seriozisht këtë mesazh – të dalim më 1 Maj dhe t’i realizojmë të drejtat tona. Sot u publikua shporta konsumatore minimale sindikale e cila arrin në 36.786 denarë, e cila është rritur për 922 denarë për çka në janar ajo ishte 35.811 denarë. A thotë kjo se është e nevojshme që të gjitha pagat e tjera të rriten sa më shpejt”, potencoi Dimovski.

Ju bëri thirrje të gjitha sindikatave, konfederatave dhe unioneve t’i bashkohen kërkesës së tyre e cila, tha, është zgjidhje korrekte për të gjithë tre partnerët socialë. Nuk e përjashton mundësinë, protesta të shndërrohet në grevë të përgjithshme gjithëmasive nëse Qeveria dhe punëdhënësit në sektorin publik dhe privat nuk i përgjigjen kërkesës së tyre. Grevë e përgjithshme do të thotë, tha Dimovski, të gjitha sindikatat të cilat janë në LSM dhe atje ku kanë anëtarë ta ndërpresin procesin e punës në orarin e punës.

“1 Maji bie në një fundjavë të zgjatur, por është akoma më mirë që të gjithë të marrin paga të rritura. Jemi duke u përballur me lloj-lloj krizash – energjetike, ekonomike, ushtarake, kemi ende krizën e KOVID-it. Bota është goditur nga një recesion dhe inflacion i madh, por kjo nuk do të thotë se nëse rriten pagat, do të ndodhë inflacion. Sepse ne e dimë që çmimet e produkteve bazë janë të kufizuara, marzhet janë të kufizuara, taksat e produkteve janë ulur dhe ka ardhur koha që punëtorëve t’u dilet në ndihmë”, shtoi Dimovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Lajme
Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Politikë
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Lajme
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
Kalo në kategori