LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Vetëm anulimi i tërësishëm i faljes është zgjedhja e duhur

LSDM: Vetëm anulimi i tërësishëm i faljes është zgjedhja e duhur

Sipas LSDM opozitare, vendimi i sotëm i „personit Gjorgje Ivanov” është edhe një shkelje e re e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e cila në mënyrë plotësuese e thellon krizën dhe ashtu të thellë në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Falja duhet të anulohet tërësisht dhe ligji të vlejë njëjtë për të gjithë. Kjo është e mundur vetëm përmes votimit të interpretimit autentik të Ligjit për falje në Kuvend, me përkrahjen e të gjitha partive. Vetëm në atë mënyrë edhe Ivanov edhe Gruevski do të tregojnë se janë për sundim të së drejtës, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë, dhe vetëm në këtë mënyrë mund të japin kontribut drejt zgjidhjes së  krizës“, thuhet në reagimin e partisë opozitare pas vendimit të Presidentit për ta tërheq falje për 22 politikanë.


Ata konsiderojnë se Ivanov sërish ka vendosur ta ndjek taktikën e porositur, të sajuar mirë të pushtetit kriminal, të udhëhequr nga Nikola Gruevski.

„Është e qartë. Ivanov u ka bërë shërbim politikanëve nga OBRM-PDUKM të cilët nuk dëshirojnë të anulohet falja për to. Ivanov u hapi rrugë që të mos të detyrohen të kërkojnë anulim të faljes, ndërsa prapëseprapë të mos ketë zgjidhje reale, faktike për shkak të jo kushtetutshmërisë së vendimit. Vetëm falja e tërësishme e faljes është zgjidhje. Vetëm falja e tërësishme e faljes do të thotë që ligji vlen njëjtë për të gjithë. Ligjet në Maqedoni duhet të vlejnë për të gjithë“, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi/