LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Po ndërmerren masa për të zgjidhur problemin e ajrit të ndotur

LSDM: Po ndërmerren masa për të zgjidhur problemin e ajrit të ndotur

Partia maqedonase në pushtet reagon ndaj konferencës për shtyp të Vlladimir Gjorçev ku kritikoi projektin e Bashkisë së Shkupit dhe Qeverisë për afishet ngjitëse gjatë regjistrimit të automjetit.

“Për shkak realizimit të interesave personale, kriminale dhe biznesore, qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski 11 vite e injoroi problemin e ndotjes së ajrit dhe nuk ndërmori asgjë”, thonë nga LSDM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në Shkup, sipas LSDM-së, qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së e shkatërroi gjelbërimin dhe shpenzoi qindra milion euro për barok, fasada, buste ku rezultoi që Shkupi me vite të jetë një nga qytetet më të ndotura në bota. Ata thonë se nëse investoheshin këto para në masa ekologjike dhe në realizimin e projekteve ekologjike ky problem nuk do të ishte në rend dite.

Gjorçev: Masat me afishet ngjitëse kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme (Video)
Lexo po ashtu Gjorçev: Masat me afishet ngjitëse kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme (Video)

“Vendosja e masës së afisheve ngjitëse për automjetet, subvencionimi gjatë blerjes së automjeteve elektrike, subvencionimi për shpenzimet e vendosjes së pajisjen TNG janë pjesë të masave që kanë për qëllim zgjidhjen e ndotjes së madhe të shkaktuar nga komunikacioni në vendet urbane”, kumtojnë nga LSDM.

Në fund, ato thonë se ajri i pasër, uji i pastër dhe mjedisi i shëndoshë jetësor janë prioritet për Qeverinë, kurse Qeveria dhe kompetentë të ndërmarrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, që në të kaluarën ishte i injoruar me vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori