LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pavarësisht krizave aktuale, ekonomia e Maqedonisë ngelet stabile

LSDM: Pavarësisht krizave aktuale, ekonomia e Maqedonisë ngelet stabile

Partia në pushtet LSDM përmes një komunikate për media ka deklaruar se ekonomia vendore është stabile dhe shteti po siguron pagat dhe detyrimet ndaj punëtorëve pavarësisht krizës ekonomike dhe energjetike.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja arrin të ruajë stabilitetin dhe likuiditetin e ekonomisë vendase edhe në kohën e krizës ekonomike botërore”, thanë nga LSDM.


“Politikat ekonomike në kohë dhe efikase japin rezultate, treguesi i fundit për këtë janë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit eksportet janë rritur për 20.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është dëshmi se ekonomia vendore është konkurruese edhe në kohë krize globale energjetike dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, krahas eksporteve, rriten edhe pagat. Paga mesatare për muajin maj është 31.407 denarë, që është 9,4 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Nga muaji i ardhshëm do të ketë rritje të pagave në arsim, mbrojtje të fëmijëve, polici dhe mbrojtje. Kujdesi për qytetarët dhe përmirësimi i standardit të tyre ekonomik mbetet prioritet kryesor i Qeverisë dhe institucioneve të udhëhequra nga LSDM-ja”, thonë nga partia në pushtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori