LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ose Gruevski ose Maqedonia!

LSDM: Ose Gruevski ose Maqedonia!

Qytetarët duan të ardhme të sigurt, prosperitet, stabilitet, prosperitet ekonomik, liri, drejtësi, thuhet në deklaratën e LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“E ardhmja e vendit, për kthimin e lirisë, demokracinë dhe drejtësinë tashmë është sfiduese. LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev, e fillusn luftën për Maqedoninë guximshëm, me vendosmëri dhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj. Me hapjen e ‘E vërteta për Maqedoninë’ e treguan fytyrën e vërtetë të qeverisë kriminele të Nikolla Gruevskit. Përsëri përgjegjshëm, por popull i guximshëm dhe si i ka hije LSDM-së, së bashku me qytetarët nisën betejën për njerzishmëri, vlerat qytetare dhe kushtetuese në Maqedoni. Sot, pavarësisht nga përkatësia politike, nacionale ose fetare, qytetarët e Maqedonisë të gjithë janë çuar në këmbë, në emër të demokracisë dhe lirisë. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, së bashku janë fitues të ndryshimeve për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt. Sepse Maqedonia, liria dhe drejtësia nuk kanë çmim. Ose Gruevski ose Maqedonia”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/