eksperti-banner

Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”, në Mitrovicë.


Tutje thuhet se si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. I dyshuari ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/