LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski iku nga takimi i liderëve, por nga drejtësia nuk ka ikje

LSDM: Mickoski iku nga takimi i liderëve, por nga drejtësia nuk ka ikje

Nga partia në pushtet LSDM e akuzojnë liderin e OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoskin se iki nga takimi i liderëve por se nuk do të mund të ikë nga drejtësia.

“LSDM ka dëshmuar se krimi nuk na njeh parti dhe jemi pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.


Prandaj, siç njoftoi kryeministri, Zoran Zaev, Qeveria javën e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të propozojë një tekst të ri të Ligjit të Prokurorisë Publike.

Prokuroria Speciale Publike është e integruar në Prokurorinë Publike për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe merr një emër të ri.

Të gjitha rastet që janë para gjykatave, për të cilat PSP është kompetente në pajtim me ligjin, do të vazhdojnë dhe do t’i përfaqësojnë para gjykatave kompetente të Prokurorisë Publike të re”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pa dallim të përkatësisë partiake apo ndonjë përfaqësimi tjetër, do të ballafaqohet me drejtësinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori