LAJMI I FUNDIT:

LSDM kundër që presidenti të zgjidhet në Kuvend: Nuk duhet të ndryshohet modeli

LSDM kundër që presidenti të zgjidhet në Kuvend: Nuk duhet të ndryshohet modeli

Partia maqedonase LSDM, thotë se është kundër idesë që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend. Nga LSDM thonë se nuk duhet të ndryshohet modeli i zgjedhjes së presidentit dhe ai duhet të votohet drejtpërdrejt nga qytetarët.

“Ideja e disa prej partive, e cila po ringjallet këto ditë, për të zgjedhur Presidentin e vendit në Kuvend nuk është e re. Bëhet fjalë për rikonfirmimin e kërkesës së BDI-së nga viti 2019, e cila nuk u pranua nga LSDM-ja”.


“Si atëherë edhe tani, qëndrimi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë mbetet identik: modeli i zgjedhjes së presidentit të vendit nuk duhet të ndryshohet. Nuk ka nevojë të kthehemi në proceset demokratike. LSDM qëndron në qëndrimin se presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta, të menjëhershme si e drejtë supreme demokratike e qytetarëve”.

“Presidenti i shtetit duhet të jetë përfaqësues jo vetëm i vullnetit të shumicës së qytetarëve, por edhe i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, etnike apo tjetër. Presidenti i shtetit është një njeri që është mbi përkatësitë partiake dhe etnike, ai përfaqëson të gjithë qytetarët, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllehët, të gjithë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se “vetëm një president i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët ka një potencial kaq të gjerë, që të mund të veprojë në bashkimin e shoqërisë, qytetarëve, partive dhe të kontribuojë në realizimin e synimeve kryesore strategjike dhe kombëtare”./Telegrafi/