LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja do e rikthejë Osllomejën në hartën e sistemit energjetik

LSDM-ja do e rikthejë Osllomejën në hartën e sistemit energjetik

LSDM-ja opozitare ka plan që të kthejë Osllomejën në funksion dhe përsëri të jetë e shtyllë e rëndësishme në sistemin energjetik në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me planin për jetë në Maqedoni do të zvogëlohen harxhimet për jetë, se si kjo do të arrihet përmes faturave me çmim më të ulët për energji elektrike, kanë biseduar përfaqësues të Komisionitë për Energjetikë të LSDM-së me qytetarë të Kërçovës në TEC Osllomej”, deklaruan nga LSDM-ja.


Të punësuarti në TEC Osllomej, shprehën shqetësim serioz për shkak se ajo nuk punon tashmë disa vite.
Andreevski nga LSDM-ja tha se me planin e LSDM-së që e ka për TEC Osllomej, do të kthehet dinjiteti i të punësuarëve, nuk do të ketë lëshime gjatë punësimit dhe do të ketë udhëtim pa para për të punësuarit./Telegrafi/