LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Është vënë në rrezik shëndeti i banorëve të Tetovës

LR-PDSH: Është vënë në rrezik shëndeti i banorëve të Tetovës

Në një reagim të Lëvizjes për Reforma – PDSH, dërguar Telegrafit Maqedoni thuhet se ”Tetova vazhdon betejën për ujin e pijshëm! Uji është bërë një sfidë e madhe për qytetin, sa dhe komuna e Tetovës po ndodhet përballë kësaj sfidë kaq të rëndësishme për jetën e njeriut, dhe që ende nuk arrin të asistojë për ta kthyer situatën e ujit në normalitet për banorët.”

Në reagimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet: ”Si pasojë e pakujdesisë së ELEM-it, është dëmtuar tubi kryesor që furnizon ujësjellësin e qytetit, me këtë për një kohë të gjatë është ndotur rezervoari i ujit, duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve të Tetovës. Sikur të ishin ndjekur procedurat e sigurisë dhe dhënies së lejes, nuk do të kishte ardhur gjendja deri në këtë masë, sa që të kemi “helmim” masiv të tetovarëve. Pavarësisht që opinion nuk e ka të qartë ku qëndron saktësisht faji, Komuna e Tetovës, Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” apo ELEM, të gjithë ju së shpejti do të viheni përpara përgjegjësisë për shkak të mos-zbatimit të procedurave të zhvillimit të punimeve në lokacion të ndijshëm, në të cilin kalon tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm.

Gënjehen qytetarët e Tetovës lidhur me ujin (Video)
Lexo po ashtu Gënjehen qytetarët e Tetovës lidhur me ujin (Video)

Lëvizja për Reforma – PDSH reagon ndaj veprimeve të tilla të papërgjegjshme të NPK “Tetova” dhe ELEM-it, si dhe mos marjes së masave të nevojshme nga ana e autoriteteve të Komunës së Tetovës. Zbulimi i gypit kryesor dhe lënia nën qiell të hapur dhe pa mbrojtje adekuate, është karakteristikë dhe e ngjashme me terrorizëm institucional që ushtrohet ndaj banorëve të Tetovës.

Etjen për ujë të pijshëm të kësaj popullate nuk e shuajnë dot improvizimet politike dhe mashtrimet praktike nën mjegullën kulturore apo hijen e çadrave për “etje artistike.”/Telegrafi/