LAJMI I FUNDIT:

Lovren: Ramos i mbivlerësuar, bën gabime më shumë se unë – Varane është më i mirë

Lovren: Ramos i mbivlerësuar, bën gabime më shumë se unë – Varane është më i mirë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka kërkuar që kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos të mos mbivlerësohet, pasi sipas tij Raphael Varane është më i mirë dhe se spanjolli bënë më shumë gabime se ai.

Ramos është një njeri i njohur në Merseyside pasi ka lënduar Mohamed Salahun në fitoren 3-1 të Realit ndaj Liverpoolit në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve.


Dhe Lovren beson se spanjolli nuk është aq i mirë sa partneri i tij i qendrës te Real Madrid, Varane dhe se Ramos është i mbivlerësuar sipas tij.

Real Madridi thotë se i ka tetë lojtarë të nominuar për ‘Topin e Artë’, por si po luajnë ata këtë sezon
Lexo po ashtu Real Madridi thotë se i ka tetë lojtarë të nominuar për ‘Topin e Artë’, por si po luajnë ata këtë sezon

“Virgil (Van Dijk) do të thosha (është ndër më të mirët). Ne patëm një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar, pasi unë dhe ai arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Lovren.

Van Dijk dhe Lovren (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Do të thosha se Raphael Varane është më i miri. Më pëlqen Varane, ai meriton shumë merita, nuk i merr ato merita aq shumë sa i merr Ramosi. Nuk pajtohem me këtë”.

“Definitivisht Varane është më i mirë, këtë sezon dhe sezonet e mëparshme. Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, ai duhet të jetë mbrojtësi më i mirë në botë dhe ata zgjodhën Ramosin”.

Lovren e vlerëson më shumë Varanen sesa Ramosin (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

“Ndonjëherë unë nuk e meritoj urrejtjen. Nëse e shihni mirë, Ramos ka shumë më shumë gabime se unë”.

Lovren: Jam prej mbrojtësve më të mirë në botë, Modric meriton Topin e Artë
Lexo po ashtu Lovren: Jam prej mbrojtësve më të mirë në botë, Modric meriton Topin e Artë

“Por, ai luan për Real Madridin, kur bën një gabim dhe fiton 5-1 ose 5-2, askush nuk kujdeset për gabimin”.

“Unë jam mjaft i pafat në atë kur bëj një gabim është 1-0 dhe loja është duke përfunduar!”, përfundoi mbrojtësi kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori