Lotito: Lazio e meritoi finalen e Kupës

Biancocelestët do të përballen me Juventusin më 7 qershor pasi eliminuan Napolin në gjysmëfinale, transmeton Telegrafi.
“Performanca në San Paolo e certifikon kualitetin dhe karakterin e këtij grupi, i cili jo vetëm që interpretoi një ndeshje të vështirë në mënyrën më të mirë të mundshme, por po ashtu investoi çdo resurs në këtë udhëtim të gjatë që do të na çojë në finale të Kupës më 7 qershor”.
“Mbi të gjitha, ekipi e ka arritur këtë me një ndjenjë të madhe përulësie dhe me një shpirt sakrifice. Ne dëshiruam finalen e Coppa Italia më shumë se çdo klub tjetër”.
“Ne duam ta presim edhe shiritin e fundit dhe të arrijmë atë çfarë mbetet një prej objektivave tona këtë sezon, së bashku me kualifikimet evropiane”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































