LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana bëhet nostalgjik, publikon fotografi nga klasa e parë me rastin e 7 marsit (Foto)

Lorik Cana bëhet nostalgjik, publikon fotografi nga klasa e parë me rastin e 7 marsit (Foto)

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ndan shpesh herë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij, gjersa ka treguar se pëlqen të udhëtojë në pjesën më të madhe të kohës.


Sot (e mërkurë) me rastin e festës së 7 marsit, ai ka zgjedhur të publikojë një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Lorik Cana nuk e harron datën e rëndësishme të shqiptarëve, kujton "Besëlidhjen e Lezhës" (Foto)
Lexo po ashtu Lorik Cana nuk e harron datën e rëndësishme të shqiptarëve, kujton "Besëlidhjen e Lezhës" (Foto)

Loriku ka ndarë me fansat një fotografi nga klasa e tij e parë, ku ai shihet në shoqëri të shokëve të klasës dhe mësuses, një fotografi e realizuar në vitin 1989 në Prishtinë.

Ai ka përfunduar shkollën fillore në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, gjersa me këtë foto futbollisti i njohur shprehi urimet e tij për të gjithë mësuesit me rastin e kësaj feste. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BRVmGfFhggN