Loreta Kaçka – Lori ka treguar se do të realizojë një duet me këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapi dhe pastaj do të bëjë një bashkëpunim me dy reperë nga Kosova.

“Do të realizoj duet me Shpat Kasapin. Ai ka karrierë të gjatë dhe më ka pëlqyer si bashkëpunim. Kënga do të jetë për verë”, ka thënë këngëtarja në emisionin SotKTV.


Po ashtu, ajo ka njoftuar se me reperët kosovarë të Klanit Shqiptar bashkëpunimi do të vijë më vonë, ndërsa kënga është realizuar nga Florent Boshnjaku.

“Bashkëpunimi me reperët e Klanit Shqiptar do të jetë këngë ritmike dhe e dedikuar për sezonin veror”, ka shtuar Lori.

Ajo po ashtu është shprehur e kënaqur me pritjet që i janë bërë këngës së saj të fundit, “Me ty nuk flas”. /Telegrafi/