LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi vazhdon ta ‘thumbojë’ ish-bashkëshortin e saj

Loredana Zefi vazhdon ta ‘thumbojë’ ish-bashkëshortin e saj
Mozzik dhe Loredana Zefi (Foto: YouTube)

Ndarja e një prej çifteve më të famshme të showbizit shqiptar bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe vazhdon të jetë akoma shumë e komentuar.

Fjala është për reperin e njohur ferizajas, Mozzik dhe tashmë ish-partneren e tij, Loredana Zefin, të cilët i dhanë fund romancës së tyre disavjeçare muaj më parë.


Ndonëse reperi shqiptar nuk është deklaruar ende rreth ndarjes, artistja Zefi siç shihet vazhdon me ‘thumba’ e postime të ndryshme ndaj ish-bashkëshortit.

Mozzik dhe Loredana Zefi (Foto: YouTube)

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku një postim i saj i publikuar në InstaStory mendohet t’i jetë drejtuar babait të vajzës së saj, Mozzik.

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat
Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, vetëm kujtoje që është dikush që e ka takuar ish-in tënd duke menduar se janë special”, është mbishkrimi që biondja ia ka vënë këtij postimi.

Loredana Zefi vazhdon ta thumbojë Mozzikun (Foto: Instagram)

Këtë javë, këngëtarja Zefi shkëlqeu në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, MTV EMA 2019, duke u shpërblyer me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane”.

Loredana: Jam e lumtur që jam artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë
Lexo po ashtu Loredana: Jam e lumtur që jam artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë

Pas marrjes së çmimit, 24-vjeçarja u deklarua se është shumë e lumtur që u shpall artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk e pëlqejnë aq shumë, për shkak të skandalit që pati muaj më parë me një çift zviceran, megjithëse sukseset e saj në karrierë nuk kanë të ndalur.  /Telegrafi/

View this post on Instagram

EMA 2019

A post shared by Loredana (@loredana) on Nov 4, 2019 at 2:42am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori