LAJMI I FUNDIT:

Londra, qyteti me më së shumti miliarderë në botë

Londra, qyteti me më së shumti miliarderë në botë

Londra është qyteti ku jetojnë 80 miliarderë, më së shumti në botë. Në Mbretërinë e Bashkuar ka një total prej 117 miliarderëve, kështu që Londra bëhet qyteti me 59 për qind të të gjithë listës së njerëzve të pasur në Britani të Madhe.

Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, në New York jetojnë 56 miliarderë, e në Paris jetojnë 21 miliarderë.


Po sipas medieve të huaja, në San Francisko numri i miliarderëve është 57, në Hong Kong – 49, Moskë – 38, Los Angeles – 35 dhe në Pekin 33 miliarderë.

Listën e miliarderëve në Londër, e udhëheqin vëllezërit David dhe Simon Ruben (me 13.1 miliardë funte). Mbretëresha Elizabeth II me një pasuri të vlerësuar në 340 milionë funte është në vendin e 319 në mesin e 1000 të pasurve.

Të dhënat e publikuara në Britaninë e Madhe tregojnë se pasuria totale e britanikëve u rrit në 456 miliardë, pasuri kjo që në vitin 2009 nuk tejkalonte as 100 miliardë funte, transmeton Telegrafi.

Po sipas të dhënave, Mark Scheinberg është një fytyrë e re në botën e të pasurve të Londrës, pasuri kjo e krijuar falë lojërave të fatit online.

Teddy Sagi, sipërmarrës i lojërave dhe softwareve kompjuterike është gjithashtu në këtë listë. /Telegrafi/